Shënohet viktima e parë nga koronavirusi edhe në Maqedoni
Sot është shënuar viktima e parë nga koronavirusi edhe në Maqedoni. Bëhet fjalë për një grua 57-vjeçare nga Kumanova. “Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëmë vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”-tha ministri maqedonas Filipçe.
Ministri Filipçe njoftoi se për momentin në Klinikën Infektive po kurohet edhe djali i viktimës i cili është 33-vjeç. “Është hospitalizuar edhe djali i viktimës dy tre ditë pas saj, gjatë javës së kaluar. Ai është 33 vjeç ndërsa gjatë ditës së djeshme ka pasur komplikime dhe është izoluar në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa më pas sipas protokollit është transportuar në Klinikën Infektive”-theksoi Filpçe, raporotjnë mediat në Shkup. Sot në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 29 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm shkon në 114. Shkup (65), Dibra (36), Shtipi (7), Kavadar (2), Ohri (2), Gostivar (1), Kumanova (1).