TIRANË
Policia e Tiranës ka kryer patrullime gjatë natës së kaluar në rrugët e kryeqytetit dhe në Kamëz për zbatimin e masave kufizuese për para ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Ashtu siç është dhënë urdhri, gjatë natës nuk është vënë re asnjë lëvizje e qytetarëve.
“Punonjësit e Policisë së Shtetit në patrullim për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , si dhe për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të masave kufizuese.
Pika kontrolli nga shërbimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, për zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Respektoni rregullat e kufizimit të qarkullimit me automjete, biçikleta e motomjete.
Respektoni kufizimin e lëvizjes në këmbë, qëndroni në banesë deri të hënën në mëngjes, por edhe më mbrapa respektoni, respektoni, respektoni oraret kufizuese dhe zbatoni këshillat për higjienën.
Ruani largësinë në markete, minimarkete e furra buke, por edhe në rrugë.