Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka njoftuar qytetarët për masat e marra nga instancat kompetente lidhur me ndalimin e qarkullimit të automjeteve në akset rrugore kryesore – ndërqytetëse dhe ato rurale duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme, deri në një udhëzim të dytë.Demo kërkon mirëkuptimin e qytetarëve por përballë kësaj situate zbatimi i udhëzimeve të nxejrra nga qeveria dhe instancat vartëse të saj.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë, ju informoj se bazuar në udhëzimet e fundit edhe në Bashkinë Berat, vihet në zbatim ndalimi i qarkullimit/lëvizjes së automjeteve në akset rrugore kryesore – ndërqytetëse dhe ato rurale duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme, deri në një udhëzim të dytë.Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi juaj, do e bëj më të lehtë këtë situatë.Një falenderim i veçantë për stafet mjekësore dhe policinë e shtetit për punën e realizuar gjatë këtyre ditëve të vështira. Strukturat e Bashkisë Berat do të vazhdojnë në qëndrojnë në gatishmëri për përballimin me sukses të kësaj situate të pazakontë!#KujdesPo #PanikJo. (Lexo.al)