Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu tha për ATSH, se deri më tani në qarkun e Dibrës janë marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Shehu tha se “në qarkun Dibër ka vazhduar përmbushja e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet e urdhërat e dala gjatë këtyre ditëve për përballimin e situatës nga COVID19″. “Te gjitha bashkitë, prej një jave kanë bërë dezinfektim e ambienteve të përbashkëta, të shesheve e trotuareve, të ambjenteve të punës. Bashkitë në bashkëpunim me Njësitë Vendore të Shërbimit Shëndetësor, inspektoriatin e Higjenës dhe Shendetësisë, Policinë e Shtetit, kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi me popullatën”, tha ai për ATSH.

Po ashtu, prefekti i Dibrës shton se “në bashkëpunim me Poicinë e Shtetit gjatë ditës së djeshme dhe gjithë natën, janë kontaktuar të gjithë qytetaret e ardhur nga Italia dhe Greqia për t’u vetëkarantinuar duke ju kujtuar edhe saksionet që vijnë në rast të kundërt”. “Sot inspektoriati i higjenës dhe shëndetësor bashkë me Policine e Shtetit dhe atë bashkiake po kontrollojnë në terren urdhërin për mbylljen e të gjitha bareve e lokaleve të shërbimit”, tha ai.