Ish-kryeministri Sali Berisha që nga dita e parë e betejës ndaj Koronavirusit e deri më sot, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, lajme të rreme që përhapin panik. Rastet janë të përditshme, ku duke u fshehur pas qytetarit të tij dixhital, Sali hedh në opinion publik mashtrime duke tentuar të rrisë pasigurinë.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme, ku duke mashtruar publikisht duke tentuar të mbjellë panik, ka thënë se mjekët, infermierët, sanitarët e Spitalit të Durrësit nuk kanë marrë përgjigjet e analizave, të cilat po mbahen të fshehura nga shteti. Por kjo është një gënjeshtër e trashë e Sali Berishës. Pas komunikimit na u konfirmua nga spitali i Durrësit dhe personeli në fjalë se secili mjek, infermier e sanitar i ka marrë përgjigjet e analizave personalisht.
Ky mashtrim publik i Sali Berishës natyrisht që kryhet për të mbjellë panik dhe çorientuar qytetarët, të cilët duhet dhe po ndjekin vetëm ekspertët dhe institucionet. Ama, nga ana tjeter, mashtrimi i Sali Berishës nuk duhet të mbetet pa ndëshkim. /Lexo.al