Në se ka një bashki që po menaxhon si duhet situatën e pazakontë është ajo e Matit. Që ditën e parë kur u dha lajmi se në Shqipëri u shfaq koronavirusi kryebashkiaku Agron Malaj është angazhuar seriozisht për të zbatuar me korrektësi të gjitha vendimet e qeverisë, urdhërat e Ministrisë së Shëndetësisë, rekomandimet dhe porositë e specialistëve të mjekësisë.
Nisi puna me urgjencë për dezinfektimin e mjediseve publike, rrugëve, shesheve, trotuareve, shkollave, kopshteve, çerdheve, qendrave të njësive administrative, objekteve shtetërore, etj. Madje kjo masë vijon me intensitet të lartë edhe aktualisht.
Sot, në orët e para të mëngjesit, Malaj u takua me vartësit e tij, duke i kontaktuar njërin pas tjetrit, dhe duke u dhënë porositë për përballimin e situatës. Puna për evidentimin e qytetarëve në nevojë, të vetmuar, me probleme shëndetësore nisi paradite dhe pasdite u raportuar se kjo detyrë ishte zbatuar. Sakaq me porosi të kryetarit të bashkisë u siguruan vullnetarët për çdo njësi vendore.
“Vullnetarët, u shpreh Malaj, do të jenë pranë çdo personi në nevojë. Ato do t’u dërgojnë pensionistëve dhe personave të vetmuar ushqime e ilaçe. Situata duhet mbajtur nën kontroll. Sejcili administrator dhe zyrtar i Shtabit të Mbrojtjes Civile duhet të jetë në krye të detyrë, ndryshe do të ketë masa administrative.” /tirananews.al/