Pesë pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus kanë lënë sot spitalin Infektiv, duke e çuar në 52 numrin e të shëruarve nga virusi vdekjeprurës.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në “Facebook” se dy prej tyre ishin në gjendje të rëndë dhe më shumë se 12 ditë kanë qëndruar në terapi intensive.
“Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga ?#COVID-19?
Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi?? Deri tani 5️⃣2️⃣ të shëruar nga ?#COVID-19?”, shkruan Manastirliu.