Kryeministri Edi Rama urdhëron mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve, klubeve, në Tiranë dhe Durrës, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Rama njofton në “Facebook” se ky vendim është marrë, “duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend”. Duke paralajmëruar se lokalet mund të mbyllen dhe në qytete të tjera, kreu i qeverisë thekson se kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh, por kohë lu fte.
Mesazhi:NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht! KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!