Në fund të muajit janar, shefi i kuzhinës Alfio Rrotani dhe moderatorja Fatma Methasani u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekua me një vogëlush të cilin e pagëzuan me emrin Noah. Që prej ardhjes së Noah në jetë, Fatma dhe Alfio i janë përkushtuar kokë e këmbë të birit dhe shprehen të lumtur me këtë bekim të ri.

Megjithëse kanë preferuar ta mbajnë sa më larg mediave të voglin, së fundmi Fatma dhe Alfio e bënë një përjashtim. Në InstaStory, moderatorja ndau foton më të ëmbël të Alfios me Noah në krahë, të cilin e sheh me dashuri. I vogli ka mbështetur të dyja duart mbi gjoksin e të atit ndërsa Alfio i buzëqesh. Fatma dhe Alfio po shijojnë frytin e një romance të gjatë, e cila u bë publike në muajin tetor të vitit 2018. Që atëherë, ata janë kthyer nënjë ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.