Reagimi i ministres se Arsimit, Besa Shahini per masat kunder koronavirusit:U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi.

Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore.

Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht: Yë lajmë duart shpesh për 20 sekonda; të evitojmë takimin deri në 1 m largësi; Të evitojmë grumbullimet e njerëzve.Për më shumë informacion, pak më vonë do të mbaj një konferencë për shtyp.