Shqipëria u vu në rresht me shtete si Kina dhe Rusia për t’i ardhur në ndihmë Italisë, duke dërguar përtej Adriatikut tridhjetë mjekë dhe infermierë në luftën kundër koronavirusit. Edhe pse për një shtet si Italia, që bën pjesë në G-7, kjo ndihmë e Shqipërisë nuk është thelbësore, gjithsesi si gjest është vlerësuar shumë nga liderët e këtij vendi por jo vetëm. Edhe të dielën patëm një numër të madh qytetarësh italianë të cilët përveçse shprehnin falënderimin e tyre, flisnin edhe me superlativa për Shqipërinë. Ndërkohë sot një numër i madhe mediash italiane, kryesisht ato më kryesoret, kanë rishkruar për këtë lajm, nisur nga video e publikuar dje e kryeministrit shqiptar Edi Rama në faqen e homolugut të tij italian Guiseppe Conte. Disa nga mediat që kanë shkruar për këtë janë: ‘Le Verita’, ‘SECOLO d’italia’, ‘La Republica’, ‘Il Tempo’, ‘Naziono-CARLINO-GIORNO’, ‘Il Messaggero’, ‘Il Giornale’, ‘La Stampa’.
Në tituj e disa prej tyre lexohej: La Stampa: ‘Në sulm si Milani i Sakit, në këtë mënyrë Shqipëria ime ndihmon Italinë.’-citim nga fjalët e Ramës La Republicca: “Përralla e bukur e kryeministrit Rama.” “Do t’iu ndihmojmë, Shqipëria nuk e harron që na keni shpëtuar.”- citim i fjalës së Ramës IL Tempo: “Situata do të shkojë që Italinë ta shpëtojnë shqiptarët Nentitull i ‘Il Tempo’ që i referohet një citimi të Ramës: “Nuk i braktisim miqtë tanë, leksioni që jep kryeminsti shqiptar BE-së”.