Pas largimit nga familja mbretërore, Meghan Markle dhe Princ Harry humbën statusin e tyre si “çift mbretëror” dhe tani janë thjesht “Duka dhe Dukesha e Suss ex”. Dyshja ka nisur jetën e re në Kanada dhe sipas raportimit të burimeve pranë çiftit, Meghan nuk ka qenë ndonjëherë më e lumtur se tani. Ajo i është rikthyer jetës së thjeshtë së bashku me partnerin, Harry-n dhe të voglin e tyre Archie Harrison. Meghan ka rezervuar disa surpriza për publikun të cilat janë zbuluar vetëm së fundmi nga mediat e huaja. Dukesha ka ndërmend t’i rikthehet profesionit të mëparshëm si aktore dhe po pret projektin e duhur për këtë.

Ajo do t’i rikthehet aktrimit përmes një filmi me kast të famshëm aktorësh. Meghan mendon se një film me një buxhet të madh dhe një kast të mirënjohur aktorësh është rruga e duhur për t’u rikthyer më fuqishëm se kurrë. Agjenti i saj po kërkon për një rol superheronjsh dhe nuk është e largët dita kur dukeshën do ta shohim sërish në aktrim. Për më tepër, Meghan do të marrë pjesë në një prej eventeve më të famshëm të vitit, “Met Gala”. Në këtë event, dukesha do të shoqërohet nga Edward Enninful, me të cilin bashkëpunoi për edicionin e British Vogue. Meghan është në rrugën e duhur për të bërë atë që ka dashur gjithmonë të bëjë, të jetë një prej figurave më të njohura në ekran.