Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kroaci dhe që janë të detyruar të tejkalojnë periudhën e lejuar të qëndrimit në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19, se nuk do të penalizohen.
Megjithatë, autoritetet kroate udhëzojnë shtetasit e huaj që të kontaktojnë (vetëm) me telefon Rajonin e Policisë kroat, në zonën e tyre të rezidencës për t’i njoftuar rreth pamundesisë për tu larguar nga territori kroat. Në këtë mënyrë do të shmangen probleme të mundshme në pikat kufitare në momentin kur shtetasit e huaj do të kthehen në vendet e tyre.