Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tha ligjvënësve konservatorë në parlamentin gjerman, se ajo është në favor të vendosjes së zonave të sigurisë në veri të Sirisë, i thanë agjencisë Reuters, dy pjesëmarrës në takim. Merkel ka kritikuar gjithashtu presidentin rus, Vladimir Putin, për refuzimin e tij që të marrë pjesë në një takim katër-palësh me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, për të diskutuar kri zën siriane.

Thirrja e Merkelit bëhet derisa raportohet për intensifikim të luf timeve në rajonin Idlib të Sirisë, ku Turqia dhe reb elët an tiqeveritar po lu ftojnë me forcat e qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia. Gati një milion njerëz janë shpërngulur nga rajoni i Idlibit, gjatë muajve të fundit. E zemëruar nga su lmi kundër forcave të saj në Siri, Turqia ka hapur kufijtë e saj perëndimor për mijëra migrantë dhe refugjatë që duan të kalojnë në Evropë.