Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë motin në vend, ku më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore duke sjellë reshje të përkohëshme gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja largojnë vranësirat nga i gjithë vendi. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në 16°C. Era do fryjë mestare me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa- Europa Veriore dhe ajo Lindore do të paraqiten me mot të kthjellët, po ashtu Ballkani Perëndimor do përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Por qendra dhe jugu i Europës mbeten me reshje të dendura dhe stuhi ere.