Presidenti Ilir Meta deklaroi se letra drejtuar KE ishte për të sqaruar që mosmarrëveshja në Gjykatën Kushtetuese është krijuar nga interpretimi i ndryshëm që mazhoranca i bën kushtetutës, duke kërkuar, sipas tij të kapë edhe këtë institucion.Gjithashtu Meta tha se letra dërguar komisionerit për Zgjerimin nuk ishte për t’u bërë e ditur publikisht, por për të ndihmuar Komisionin Europian sipas tij, në korrigjimin e një fraze për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.“Do ta kompensojmë vonesën duke iu dhënë mundësinë të bëni ndonjë pyetje. Dje dhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një TV në vendin tonë ku bëget publike letra që kisha dërguar unë që gjoja ishte kundër zgjerimit të cilën e anonçoi i pari Tao Tao dhe u përforcua sot nga Gruaja e Bilalit jam i detyruar të sqaroj edhe njëherë letrën që unë kisha dërguar për të ndihmuar KE qenë i vëmendshëm për Gjykatën Kushtetuese.
“Presidenti ka respektuar parashikimet ligjore që theksojnë se sipas nenit kushtetues anëtari i parë i GJK emërohet nga presidenti.Pastaj vazhdojë edhe saktësimet për Gjykatën Kushtetuese për radhën e emërimeve. Etja e PS kërkon ta thyejë këtë balancë për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Unë kam depozituar kallëzim penal kundër personave të përfshirë në këtë skemë. Përgjatë kësaj kohe kam qenë transparent dhe bashkëpunues. Duhet të dini se kjo maxhorancë ka miratuar një ligj anti kushtetues ditën kur Komisioni i Venecias mbërriti në Tiranë. OJF e kanë mohuar se janë në mbështetje të këtij ligji.I vetmi aktor që nuk ka kthyer përgjigje është Euralius” Kjo është letra që presidenti i ka dërguar komisionerit për dijeni të tij, jo për ta bërë publike”, tha Meta