Presidenti i Republikës nuk resht asnjë ditë së çudituri të madh e të vogël. Gjetja më e fundit, e shprehur si gjithmonë përmes zëdhënësit të tij, ka qenë ngritja e një Task Force nën drejtimin e këshilltarit të tij për sigurinë, e cila do të merret me situatën e Coronav irusit.
Presidenti përmend monitorimin në terren, nx itjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale, pa shpjeguar se me çfarë stafesh do i zbatojë këto detyra, ndërkohë që vendos numra telefoni edhe për qytetarë që mund të shfaqin shqetësime shëndetsore.Ajo që nuk shpjegon asgjëkundi Presidenti në përçartjen e tij të radhës, është se në cilët institucione të kujdesit shëndetësor do t’i kurojë të së murët, në këtë shtetin e tij paralel që po përpiqet të krijojë?