Nga Bledi Lumani

Ilir Meta si president, nuk ka asgjë në dorë në raste si kjo e fundit, me emergjencën e krijuar nga koronav irusi.Ai thjesht mund të japë ndonjë mesazh inkurajimi dhe mbështetje morale për qytetarët, pse jo edhe për Qeverinë, për të përballuar situatën.Vetëm kaq mund të bëjë dhe nuk ka asgjë tjetër në dorë, pasi e gjithë barra për përballimin e situatës bie mbi Qeverinë.Është detyrë e saj të menaxhojë këtë situatë. E bën mirë apo keq, ky është diskutim tjetër.Por edhe pse nuk ka asgjë në dorë, Ilir Meta po bën protagonistin, në një situatë kur nuk i hyn askujt në punë.Fillimisht doli e mbajti një konferencë të gjatë për shtyp, duke bërë herë parashikuesin se situata mund të dalë jashtë kontrollit, e herë duke bërë doktorin, me këshillat që ju jepte qytetarëve gjatë konferencës së tij.Më pas, për ta bërë edhe më qesharake, njoftoi nëpërmjet zëdhënësit të tij, se ka ngritur edhe një Tasfk Force, për të luf tuar koronavi rusin.

Sipas Presidencës, kjo Task Force do të këtë tre detyra:“Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pan demie;Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.”Tani Ilir Meta as mund të bashkërendojë gjë me strukturat shtetërore, se kjo gjë është detyrë e kryeministrit, i cili që në mëngjes mblodhi Qeverinë dhe mori vendimet e rastit, as mund të monitorojë gjësendi në terren, se Presidenca aq kapacitete njerëzore, e as mund të ofrojë kapacitete shkencore e të kualifikuara, po të kesh parasysh njerëzit me të cilët rri Ilir Meta.E vetmja gjë që mund të bëjë Ilir Meta në këto momente, është që në këtë rast, ndryshe nga ajo që bëri me tërmetin, të frenojë përhapjen e panikut.Shou me konferenca e me ngritje Taske Force për të bërë politikë dhe për të na treguar se edhe ai është i rëndësishëm në këto moment dhe ka diçka në dorë, është i shëmtuar dhe i pavend.Na mjafton fatkeqësia që na kë rënë mbi krye. Të dëgjosh edhe Ilir Metën pas Berishës e Tritan Shehut, që kanë një muaj që e ndjellin të keqen, është e tepërt!