Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bën thirrje kompanive të transportit ndërkombëtar të mallrave të dorëzojnë emrat e drejtuesve të mjeteve, me qëllim që të lejohet të punojnë në vijim. Ministria kërkon nga drejtuesit e kompanive që të dorëzojnë emrat e shoferëve, me të gjitha të dhënat e tyre, me qëllim që ata të kenë mundësi që të pajisen me autorizim për të kryer aktivitet. Ministria thotë se nuk do të lejohet transporti i mjeteve të paautorizuara.
Në kuadër të organizmit të transportit ndërkombëtar të mallrave, si pasojë e masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, kërkohet nga të gjitha kompanitë të cilat kryejnë transport ndërkombëtar të mallrave që brenda ditës së sotme, 14.03.2020, ora 23:00 të dorëzojnë në adresën e email [email protected], listën e drejtuesve të automjeteve, të cilët kryejnë transport ndërkombëtar”, thuhet në një njoftim të shpërndarë sot nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.Kjo listë duhet të përmbajë emër, atësi, mbiemër, ditëlindje, numër pasaporte dhe numrin e lejes së drejtimit ndërkombëtare.