Milan për momentin duket në ankth të plotë, pasi një ndër lojtarët kryesor të ekipit pritet të vendosë për të ardhmen e tij këtë verë. Bëhet fjalë për Gigio Donnarummën.
Portieri i Kombëtares së Italisë do të vendosë nëse do të rinovojë apo jo me kuqezinjtë. Nëse palët gjejnë një marrëveshje atëherë Donnarumma do të qëndrojë, por në rast të kundërt, italiani do të largohet.

Kontrata aktuale e Gigios përfundon në verën e vitit 2021 dhe Milan nuk do të rrezikojë nëse portieri nuk rinovon. Destinacioni kryesor në rast largimi për Donnarummën është PSG.