Ditën e sotme qyteti i Durrësit ka konfirmuar një rast të ri me koronavirus.Bëhet fjalë për një 74-vjeçar, i cili ka qenë në Bergamo të Italisë në kohën kur ka shpërthyer virusi.

Mësohet se ai ka qenë i vetëkarantinuar në shtëpi, por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, e për pasojë është sjellë në Tiranë te Spitali Infektiv.