Nëpërmjet një video-mesazhi në rrjete sociale, Ministrja Besa Shahini ka lajmëruar pikësëpari fillimin ditën e sotme të transmetimeve të leksioneve mësimore në RTSH 1:
“Përshëndetje! Sot filluam transmetimin e leksioneve në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) – kanali i parë, në dy orare: nga 10:30 deri në 12:00; dhe nga ora 18:00 deri në orën 19:30, ku do të transmetojmë çdo ditë leksione të ndryshme nga lëndë të ndryshme dhe për klasa të ndryshme”.

Ndërkohë, ajo fton që të ndiqet kanali youtube i MASR, nga të gjithë ata që humbasin transmetimet e RTSH 1: “Për të gjithë juve që mund t’i humbisni transmetimet në këto dy orare, të gjitha videot do të jenë edhe tek kanali i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) në youtube. Dhe këtu mund të gjeni jo vetëm videot që i transmetojmë tek RTSH, por mund të gjeni edhe video të tjera, të cilat mësuesit po i punojnë me nxënësit e tyre dhe po i ndajnë nëpër rrjete sociale me ta. Por po i ndajnë edhe me neve që t’i vendosim në dispozicion të të gjithë nxënësve”.
Ajo shton gjithashtu: “Që të gjeni kanalin tonë “youtube”, duhet të klikoni tek linku që është i vendosur tek faqja ime në facebook apo të kërkoni duke përdorur fjalët “Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë”.

Ndër të tjera, Ministrja Shahini nënvizon se në vijim, komunikimi do të realizohet nëpërmjet video-mesazheve me qëllim shmangien e grumbullimit të madh të njerëzve në MASR, si të gazetarëve në rast konferencash dhe për t’i mbrojtur ata së pari:
“Të hënën thashë se do të bëjmë konferenca për shtyp për të komunikuar me juve, dhe sot kemi vendosur që kjo nuk do të ndodhë më për shkak se nuk duam që të kemi një numër të madh dhe gazetarëve në MASR – për t’i mbrojtur ata së pari. Kështu që, do të komunikojmë me juve përmes video-mesazheve (sikur kjo). Ndaj, ju ftoj të gjithëve, si gazetarët ashtu edhe mësuesit, prindërit apo kushdo që ka pyetje (apo ka ndonjë shqetësim), të komunikojë me neve përmes rrjeteve sociale. Dhe unë do të jem në komunikim të vazhdueshëm me juve përmes video-mesazheve sikurse kjo”, mbyll video-mesazhin e saj Ministrja Shahini.

Linku i video-mesazhit në facebook: