Ministria e Mbrojtjes dhe For cat e Ar mat sura të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e strukturave shtetërore, po ndjekin nga afër dhe kanë marrë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e var të sisë së saj, bazuar nga udhëzimet e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Instituti i Shëndetit Publik dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën të ditur se “janë marrë masa për rritjen e vigjilencës dhe kryerjen e kontrolleve mjekësore në reparte dhe struktura ushtarake nga personeli mjekësor”. “Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infe ktuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit”, deklaron Xhaçka. Gjithashtu, ministrja thekson se “ka filluar procesi i sensibilizimit të personelit ushtarak dhe civil të For cave të Ar mato sura rreth masave higjieno-sanitare”.