Shumë mjekë janë të infektuar me koronavirus gjatë trajtimit të pacientëve. Midis tyre është Yale Tung Chen, një mjek 35-vjeçar spanjoll që punon në Spitalin Universitar La Paz në Madrid. I detyruar të ndalojë punën pasi u infektua me Covid-19, ai vendosi të tregojë simptomat e këtij virusi në llogarinë e tij në Twitter çdo ditë, me shpjegime të hollësishme për të informuar ndjekësit e tij. Chen tregon se virusi në trup përparon dita-ditës dhe simptomat ndryshojnë. Mjeku u sëmur të dielën më 8 mars. Në ditët e para ai ndjente dhimbje në fyt, kishte kollë të thatë, dhimbje koke të fortë dhe gulçim.

Ai tha se kishte bërë provën për virusin për të mbrojtur familjen e tij, dhe meqenëse mësoi se ishte pozitiv për Covid-19, ai ishte vendosur në izo lim, duke shmangur çdo formë kontakti me këdo që jeton me të. Anëtarët e familjes së tij testuan neg ativ për testin Covid-19. Rrëfimi i tij për sëmundjen është bërë një shembull se si media sociale gjithashtu mund të përhapë lajme të dobishme. Në fakt, doktor Chen ka zgjedhur t’i shoqërojë postimet e tij me foto dhe video të mushkërive të tij, duke treguar përparimin e sëmundjes ditë pas dite. Ai nuk jep sugjerime për trajtime të veçanta. Kjo ishte një mënyrë e re përdorimit të llogarisë në Twitter, aq shumë sa që ka ngjallur interesin e mediave të mëdha ndërkombëtare./L.F-dritare.net