Instituti i Sigurimeve Shoqërore përfundon hartimin e listave të pensionistëve kryefamiljarë në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që të mundësojë të gjitha institucionet e tjera të linjës që të kenë informacion të saktë për t’iu ofruar të gjitha shërbimet për ushqime apo barna në banesë. Kreu i ISSH-së, Astrit Hado bën të ditur se “sipas udhëzimit të Kryeministrit Edi Rama, ISSH ka përfunduar të gjitha listat emërore, duke i shpërndarë në 12 Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, të cilat në bashkëpunim me njësitë vendore dhe institucionet e tjera do të ngrenë grupet e punës për të dërguar pranë banesave të tyre shpezat ushqimore dhe farmaceutike”.
Gjithashtu, ISSH garanton çdo pensionist se nuk do të ketë asnjë vonesë apo problem në tërheqjen e masën së pensionit mujor, duke iu bashkuar thirrjes që të mos lëvizin nga shtëpia, sepse pagesa e pensionit të pleqërisë do të bëhet në çdo adresë dhe se për ne jeta e çdo pensionisti është pasuria më e madhe .