Vendi jonë vijon gjatë paradites paraqitet me vranësira të dendura, por në zonat malore dhe pjesërisht atë të ulët do ketë reshje dëbore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të përkohshmë të motit në të gjithë vendin, duke bërë që moti të ketë herë pas here me alternime kthjellimesh.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në vlerat minimale dhe maksimale më e ndjeshme rënia do jetë në veri-verilindje të vendit duke luhatur vlerat ditore nga -4°C mëngjesi deri në 12°C mesdita.

Era do fryjë mesatareme shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Ndërkaq, brigjet e Egjeut dhe Veri-Verilindja e kontinetit Europian mbeten me Vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore. Por Europa Qëndrore dhe ajo Jugore paraqiten me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulta si pasojë e qarkullimit të masave ajrore verilindore.