Shërbimi online është një mënyrë shumë e mirë për të shmangur radhët në pazar, kontaktet me njerëzit dhe të mos dilni nga shtëpia, tha ministri Ahmetaj duke u bërë thirrje bizneseve që të nisin punë që sot nëse mund të ofrojnë shërbimet e tyre online.

“Qytetarët të përdorin porosinë online për të porositu ushqime dhe medikamente. Mos mbani radhë gjatë paradites. Do i kërkoja sipërmarrjes ta promovonin këtë mënyrë që brenda natës që qytetarët të hyjnë në sajtet e tyre dhe të kenë mundësi të porosisin pa dalë nga shtëpia. Pagesën pastaj le ta vendosin ta bëjnë me kartë apo në dorë kur të vij porosia në shtëpi. Shmangni radhën se janë qendra të përhapjes së virusit”, tha ministri Ahmetaj në “Report tv”.