Pas vendosjes në fuqi të masave kundër Covid 19, të cilat parashikojnë tashmë dhe ndalimin e lëvizjes së këmbësorve pas orës 18 të mbrëmjes, ka filluar zbatimi i këtij urdhri edhe në qytetin e Vlorës.

Në terren për të informuar qytetarët dhe njëkohësisht për t’i bërë këtyre të fundit thirrje të qëndrojnë në shtëpi pas këtij orari, kanë zbritur edhe efektivët e policisë Rrugore dhe Policisë së Shtetit të udhëhequr nga shefi i qarkullimit rrugor, Rustem Plaka.

 

 

Policia Rrugore dhe Policia e Shtetit ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat e vendosur, pasi sot disa prej tyre ja kaluan me një këshillim, por duke filluar nga nesër do të nisë gjo bitja e çdo këmbësori, i cili shkel rregullat.

 

Ndërkohë, ndalohet rreptësisht qarkullimi i këmbësorëve pas orës 18:00, dhe për të gjithë ata që e shkelin do të ketë saksione, duke filluar nga gjobat.