Posta Shqiptare bën me dije se do të vazhdojë intesivisht shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë edhe gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, nga ora 8:00:18:00.

Në një njoftim Posta Shqiptare i bën thirrje pensionisteve që të mbajnë afër aparatet celularë, t’ju përgjigjen telefonatës së postierit si dhe t’i japin këtij të fundit orientimet e duhura të adresës.

Njoftimi i Postës:

Posta Shqiptare do të vazhdojë intesivisht shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë edhe gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, nga ora 8:00:18:00.

Me qëllim përfundimin me sukses të këtij misoni si dhe shpërndarjen në kohë të të gjithë pensioneve, ju bëjmë thirrje të gjithë pensionisteve që:

▪Të mbajnë afër aparatet celularë, t’ju përgjigjen telefonatës së postierit si dhe t’i japin këtij të fundit orientimet e duhura të adresës.

Të gjithë bashkë, do ia dalim! (TemA)