Një infermiere e quajtur Michela Venturi, është bërë e famshme për letrën që i ka dërguar kryeministrit italian, Giusepe Conte, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Venturi shkruan se nuk është dakord me shpërblimin prej 100 eurosh, pasi puna e saj vlen më shumë se aq.

Ndër të tjera në letër infermierja tregon se ndonjëherë u shpëton urina në mbathje, pasi ka frikë se nga lodhja mund të bëjë ndonjë veprim të gabuar që mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Kryeministri Conte ka zgjedhur t’i përgjigjet infermieres nga Dhoma e Deputetëve.

Ai foli në emër të qeverisë, duke thënë se nuk do të harrohen për përkushtimin e tyre në këto ditë kaq të vështira dhe stresuese.

“Michela, e them këtë në emër të qeverisë, por jam i sigurt që të gjithë anëtarët e Parlamentit do ta gjejnë veten në këtë premtim, ne nuk do t’ju harrojmë, këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese“, tha Conte.

Postimi i infermieres

“E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë. Dhe ndonjëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punen time dhe nuk dorëzohem. E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot…”, shkruante ndër të tjera Venturi.

Bilanci i COVID-19 në Itali është mbi 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7503 viktima dhe 9362 të shëruar.

/Gazetareforma.com