Pas identifikimit të 2 rasteve me koronavirus në vendin tonë, kanë nisur të merren hapat e parë për pezullimin e aktiviteteve kulturore që përfshijnë grumbullimin e njerëzve. Ditën e sotme, për emisionin “Në kurthin e Piter Pan” është marrë një vendim nga produksioni, të cilin e tha Alketa Vejsiu që në nisje të tij. Ndonëse gjithmonë jemi mësuar që të shohim sallën plot me njerëz, Alketa tha se ndryshe nga çdo herë tjetër, emisioni do të transmetohet pa publik. Për herë të parë, Alketa është detyruar të marrë këtë vendim për të ruajtur sigurinë e fëmijëve dhe njerëzve në sallë që duartrokasin për fëmijët e emisionit.
Të njëjtin vendim ka marrë edhe Agron Llakaj për emisionin “Al pazar”. Ai tha se për të paktën 3 javë emisioni do të xhirohet pa spektatorë.