Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se sa të rëndësishme janë masat kufizuese të ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e korona virusit. Kreu i qeverisë tha se kjo lu ftë fitohet vetëm duke u ndërgjegjësuar dhe duke u përshkallëzuar me masa të forta deri në ekstrem.”Këto masa janë domosdoshmëri për të ruajtur Shipërinë nga përshkalëlzimi agresiv i koronës mbi të afërmit tanë”, tha Rama.Kreu i qeverisë tha se 80% e kalon korona virusin pa shenja dhe pa e kuptuar. Edhe në 20%-shin tjetër, jo të gjithë bëhen për spital dhe humbin jetën. “Ne kemi në dorë ta lodhim derisa ta mundim”, – tha Rama.

? MESAZH PËR SHQIPTARËT? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 12. März 2020