Nga Mero Baze/
Ende pa mbaruar makthi për katrahurën që do të bëhej pas tërmetit shkatërrimtar, dy makthe të reja janë shfaqur në horizont. Makthi për korona virusin dhe refugjatët sirianë.
Makthi për koronavirusin është i ndryshëm nga vendet e tjera të botës. Një sër politikanësh ulërasin përditë, përse ai nuk po vjen, përse nuk merret seriozisht, përse nuk shpallet gjendje e jashtëzaknshme etj. Ilir Meta, Sali Berisha, dhe një listë idjotësh pas tyre, e kanë kthyer shpërndarjen paraprake të panikut, në punë të përditëshme.
Përkundër qetësisë së qytetarëve dhe fatit tonë të mirë që ende nuk kemi asnjë të infektuar zyrtarisht, përpjekja për të ngjallur ankth vazhdon si një fushatë histerike.
Në çdo vend të botës, në këtë situatë politikanët janë mbartës të mesazheve të shpresës, duke i orientuar qytetarët ti besojnë institucioneve të shëndetësisë, dhe mjekëve të specializuar, kurse tek ne beteja bëhet kundër sitemit shëndetësor.
Cdo ditë sulmohet zonja Silva Bino, që drejton autoritetin e shëndetit publik në Shqipëri, e cila në të vërtet është gjeneralja jonë në rast se shpallim gjendjen e jashtzakonshme për shkak të koronavirusit.
Çdo ditë shpiket nga një teori makthi për fshehje faktesh dhe alarme fallco për çdo njeri që bën testin.
Sdi pse u është mbushur mendja, se sa më shumë ta fusin shoqërinë në antkh, aq më shumë do ti dojë populli.
Një tjetër debat abuziv me plot nota rraciste që tenton të fus në antkh popullsinë vjen nga debati i shpikur për fatkeqët e luftës. është debati për refugjatët sirianë që sipas tyre do vijnë në Shqipëri. Disa kanë shpallur dhe zonat ku vendosen.
Pas kësaj disa idjot të opozitës në Lezhë kanë ngritur krye duke folur për rezikun që kanë katolikët e asaj zone, kurse ish Presidenti Bujar Nishani, me origjinë të largët siriane, që po mos të kishte hequr mustaqet ngjante si Bashar al-Assad, nuk e quan hall atë që refugjatët po mbyten nëpër dete por lojë të Edi Ramës me mafian ndërkombëtare.
Në fakt as ka plane për të ardhur këtu refugjatë sirianë, dhe as ka refugjatë sirianë që mendon ta lidh jetën me Shqipërinë. Por duhet deomos të shpiket një kauzë që të prodhojë politike rraciste në një vend ku debat kombëtar ëhstë s ejemi bërë popull refugjatë.
Përpjekja për ta futur shoqërinë në spiralen e maktheve që vijnë nga epidemitë, fatkeqësitë natyrore, apo atë lkurëve nga luftrat, duket se është arma e fundit që u ka mbetur disa politikanëve të hakmeren ndaj popullit të tyre, që i ka lënë në opozitë.
Por nga ana tjetër ky është një mesazh që më shumë se sa vret shpresën tek shqiptarët, vret shpresën tek mbështetësit e tyre, pasi ata të parët shikojnë se udhëhqësi e tyre janë të dëshpëruarit e mëdhenj, nuk kanë më asnjë ide se si mund të fitojnë në këtë vend, përveçse të mallkojnë si ato plakat e liga nëpër sokake, kundër popullit që nuk i do. (Tema)