“Kër cënimet dhe lëvizjet e fundit të presidentit Ilir Meta janë thjeshtë fur tunë në gotë uji”.Kështu mendon deputeti i opozitës, Arlind Çaçani. Ky i fundit gjatë një prononcimi për sfi doi publikisht presidentin Meta, teksa i kërkoi që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë se kush janë të politikanë e korruptuar që kanë abu zuar me fondet e pasuritë publike.“Paralajmërimet e Z. Ilir Meta unë do i merrja seriozisht dhe e mbështesja pa as një rezervë vetëm në një rast. Meta ka shansin dhe populli do ta amnistoje.Po e do Meta Shqipërinë aq sa thotë këto ditët e fundit le të dalë dhe të rrëfehet të tregojë bashkëpunëtorët e korr upsionit të lartë shtetërore me kë ka bashkëpunuar këto 30 vjet.
Ti shpjerë të gjithë përpara drejtësisë si një bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ai do të shpallet një hero i gjallë. Vetëm kështu e besoj unë presidentin.Sa për të hyrë në Kuvend apo për ta shpërndarë këtë, i sugjeroj kreut të shtetit që ta zgjidh me ata që e vunë President të Republikës.Ne jemi aty për opozitë, një opozitë sa më objektive dhe jo të ndikuar nga pazaret dhe marrëveshjet. Ne jemi opozita me konstruktive qe ka njohur historia e pluralizmit në këto 29 vite.Sa për ta hetuar e kam thënë disa herë janë lojëra dhe presione që i bëjnë njeri-tjetrit në kohë paqe dhe kohë lufte.Megjithatë, me besim te drejtësia dhe institucionet e reja dhe me sytë nga SHBA e BE, besoj se ditë më të mira do të vine për qytetarët shqiptarët”, deklaroi ai.