Achraf i ka dhënë sinjale Realit se e do kthimin në “Santiago Bernabeu” Për dy sezone te Borussia Dortmund, Achraf Hakimi, është shndërruar në një prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë. 21-vjeçari vetëm është huazuar te Dortmundi, Zinedine Zidane është duke menduar që ta kthejë në Madrid. Edhe lojtari ka shprehur haptazi tani dëshirën që të kthehet në klubin ku e nisi karrierën si futbollist.
“Madridi është shtëpia ime. Jam kënaqur shumë atje dhe kam luajtur shumë ndeshje. Nëse Madridi do që të kthehem, do të kthehem. Nëse jo, më duhet të shkruajë histori në një tjetër klub”, u shpreh ai. Achraf ka zhvilluar 64 paraqitje me Dortmundin, ka shënuar 10 gola.