Pandemia që ka pushtuar botën ka shkaktuar mijëra të vdekur, teksa Italia është vendi me numrin më të madh të viktimave. Në kushtet e emergjencës, qeveria shqiptare vendosi që 30 mjekë dhe infiermierë të shkonin në ndihmë të vendit fqinj për një periudhë një mujore. Mes tyre, është edhe Ermal Pashaj, kirurg maksilo-facial dhe sportist në garat që zhvillohen në Shqipëri.

Pashaj sëbashku me kolegët e tjerë do jenë në ballë të luftës ndaj Covid-19 në Itali. Një gjes i madh humanizmi që nuk ka ngelur pa u përmendur në vendin fqinj. Pashaj gjithashtu njihet si një sportist i zoti, teksa disa herë ka marrë pjesë në garat e rrezikshme me motor apo makinë që zhvillohen në Shqipëri. Sëfundmi, në muajin tetor, doktori që po i vjen në ndihmë italianëve ka zhvlluar garën me motor për 24 orë, në destinacione të ndryshme.