Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sqaroi në një intervistë për Klan disa nga vendimet e marra sot nga Këshilli Bashkiak që kanë të bëjnë me sigurinë e transportit publik të stafeve tona mjekësore si dhe vendimin që lidhet me shërbimin me ushqime për të moshuarit dhe shtresat në nevojë.
“Vendimet e sotme kanë të bëjnë me sigurinë deri në një moment të pacaktuar të transportit publik dhe gjithë lehtësië me mobilitetin kryesisht të stafeve tona mjekësore. Ata janë heronjtë ndaj edhe qyteti ynë do të dedikojë transport special deri sa të jetë dita e fundit e kësaj beteje”, tha ai.
Veliaj u ndal dhe te vendimi tjetër që ka të bëjë me shërbimin e ushqimit për të moshuarit dhe shtresat në nevojë. “Vendimi i dytë është një vendim tjetër po aq i rëndësishëm. Ne kemi vendosur që të zhvendosim të gjitha blerjet ushqimore që ishin të dedikuara për koshtet, çerdhet dhe shkollat me konvikte që menaxhon bashkia e Tiranës, ku ne trajtojmë mijëra fëmijë në muaj. Duke qenë se kopshtet dhe çerdhet nuk funksionojnë, bën më shumë sens që këto kontrata tashmë të destinuara për ushqime ne t’i tranferojmë nga fëmijët, që nuk po i frekuentojnë institucionet, tek të moshuarit, pra te gjyshërit e vetmuar të këtij qyteti. Ne trajtojmë çdo ditë 956 familjarë, të moshuar të vetmuar. Mund të jenë burrë e grua pa fëmijët, ose vetëm 1 nga bashkëshortët dhe 2600 familje që kanë të bëjnë me ata që janë në situatë çadre, kontenieri”, tha ai.
Kreu i Bashkisë siguroi qytetarët se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar në lidhje me furnizimet ushqimore. Veliaj theksoi se ka biseduar me gjithë operatorët ekonomik të suoermarketeve në Tiranë dhe shumica orej tyre kanë konfirmuar që kanë rezerva deri edhe për gjashtë muaj. “Kërkohet gjithashtu që dhe qytetarët të tregojnë pak vetpërmbajtje kur vjen puna tek shopping I tepërt. Nëse dikush shkon dhe blen gjithë letrën higjienike, apo gjithë dezinfektantët dhe nuk le asgjë për komshiun e vet, praktikisht sapo është ekspozuar ndaj një komshiu që s’ka mundësi. Sot kam folur me gjithë operatorët ekonomik të supermarketeve në Tiranë, shumica orej tyre më kanë konfirmuar që kanë rezerva deri edhe për gjashtë muaj, Kjo do të thotë që nuk ka asnjë arsye pse nga ora 80:00-13:00 të çdo dite, shopping të jetë si dita e fundit e vitit të ri sepse ka mjaftueshëm ushqime nga gjithë grosistët e supermarketeve në Tiranë”, tha Veliaj.