Rreth një javë më parë, këngëtarja Enca Haxhia humbi personin e saj të dashur. Burime për “Iconstyle.al” bënë me dije ndarjen e parakohshme nga jeta të të atit të saj, Sokol Haxhia, pas një sëmundjeje të rë ndë. Humbja e tij ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë për këngëtaren, e cila i falenderoi të gjithë ata që e mbështetën këto ditë. Disa ditë pas humbjes së të atit, Enca ka kuptuar se tashmë ka hyrë përfundimisht në botën e të rriturve.
Ndaj, këtë ajo nuk ia këshillon aspak ndjekësve të saj. Në një postim në InstaStory, Enca ka publikuar një “vlerësim” për rritjen. “Gjepura, nuk do ta rekomandoja”- shkruhet në foto. “Dhe ja ku u rritëm… MOS u rrisni”- vazhdon Enca në postim. Këngëtarja ka pasur një marrëdhënie tepër të ngushtë me babain e saj dhe shpesh publikonte me të foto në rrjetet sociale, duke treguar se ai ishte pika e saj e dobët.