Kryeministri Kurti i është drejtuar sot Presidentit Thaçi me një letër ku e fton të takohen nesër në tre orare, 9:00, 13:00 dhe 18:00. Mediat kosovare raportojnë se Thaçi do e pranojë ftesën dhe nesër bëhet takimi kryeministër- president.Kurti në letrën drejtuar Thaçit thotë se në arenën ndërkombëtare Kosova duhet të prezantohet njëzëshëm duke kujtuar se Serbia e unifikuar me qëndrime të dëmshe ndaj Kosovës.

Thaçi ishte në Shtëpinë e Bardhë të SHBA ku u takua me homologun serb Vuçiç në praninë e Richard Grenell dhe i kërkoi Kuvendit seancë për raportim pasi kishte realizuar takimin më të rëndësishëm ndonjëherë sa i përket dialogut Kosovë- Serbi.Nga ana tjetër Kurti ka hequr taksën ndaj Serbisë dhe po hedh një hap drejt dialogut por nga ana tjetër ka kërkuar shkarkimin e Thaçit pasi pretendon se si kryeministër i Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje antikushtetuese.