Një kompani amerikane bioteknike në San Diego thotë se krijoi një vaksinë të koronavirusit tre orë pas hyrjes në sekuencën gjenetike të virusit më 9 janar.

Tani shkencëtarët po garojnë për të nxjerrë vaksinën në treg në kohë rekord.

Inovio Pharmaceuticals është e vendosur në Pensilvani, por këtë zbulim e bënë shkencëtarët në laboratorin e saj në San Diego.

“Kemi një algoritëm të cilin e kemi dizenjuar. Ne e vendosëm sekuencën e ADN-së në algoritmin tonë dhe dolëm te vaksina në një kohë të shkurtër”, i tha KVUE doktor Trevor Smith, drejtori i kërkimeve dhe zhvillimit i Inovio-s.

Kompania amerikane është duke u partnerizuar me Pekin Advaccine, një kompani kineze.

Edhe një kompani tjetër amerikane Novavax, me bazë në Maryland, ka deklaruar se është afër prodhimit të një vaksine kundër koronavirusit.