Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka publikuar pamjet nga tarraca e një pallati ku duken një grup njerëzish duke thyer të gjitha rregullat e vetëizolimit. Nuk dua t’ju besoj syve”-shkruan i alarmuar Pipero.
Postimi i plotë:
Nuk Dua T’ju Besoj Syve!
Kjo nuk eshte foto e bere nga une, sapo me erdhi nga nje qytetar, i cili shkruan “ju thoni qendroni ne shtepi, ata hipin ne tarace”! Per mua eshte e pa besueshme. Nuk mund t’ju besoj syve qe qytetaret te mblidhen ne taracat e pallateve, a thua aty nuk infektohen nga virusi, nderkohe qe virusi mund te jete midis tyre, secili nga ata mund te jete i infektuar, dhe edhe pa simptoma trasmetohet nga njeri person te tjetri. Pse duhet kjo sjellje, pse valle gjithe kjo indiference dhe shperfillje ndaj nje epidemie si kjo, qe po mer mijra jete njerezish ne pak dite, dhe jo larg, por ne Italine fqinje. Pse duhet valle te perjetojme nje skenar si ai i Italise fqinje kur e kemi ne dore vet ta parandalojme, dhe shume thjesht. Vetem duke qendruar ne shtepi. Kaq pak duhet nga ju te dashur qytetare! Vetem kaq, te qendroni ne shtepi. Dhe kjo eshte shume per ne, eshte ndihma me e madhe dhe e vetme qe mund te na jepni. Qendrimi ne shtepi eshte e vetmja mundesi dhe arme qe kemi ne dore per te ulur vrullin e kesaj epidemie, per ta ndalur e perballur ate. Ndryshe skenari italian nuk eshte larg. Vetem ne mjeket nuk mundemi, me ju ja dalim!