Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në Shqipëri janë marrë masa drastike. Më herët u mor një tjetër vendim drastik për të mos lejuar lëvizjen në këmbë pas orës 18:00. Vendim ky i njoftuar nga kryeministri Edi Rama.
Besoj se mund të jemi edhe vet të infektuar. Testin nuk e kemi bërë sepse bëhet vetëm në momentin që ke shenja. Doktori na tha që djali e ka virusin dhe logjikisht dikush nga ne ia ka transmetuar.
Djali e ka më virusin apo konsiderohet i shëruar?
“Testi fëmijës do ti bëhet pas 20 ditësh, sipas mjekëve, për të parë nëse është negativ apo pozitiv”, tha Sulejmani.
Si ka ndryshuar jeta juaj?
“Në momentin e parë që e morëm vesh se ndodheshim në të njëjti pallatin me pacientin e parë. Jeta jonë ndryshoi komplet, është një përjetim që nuk ka fjalë të shprehet. Nga shtëpia dal vetëm për arsye familjare. Ka 25 ditë që jemi në vetëkarantinim. Momentalisht është gjithçka e ndërprerë. Ne kemi bërë karantinën të parët dhe kjo ka funksionuar. Momentalisht ka zero pacient”, theksoi ai.
Më tej ai theksoi se në fillim nuk u mor seriozisht për shkak se populli nuk ishte i ndërgjegjësuar, por duke parë numrin e të prekurve gjithsecili bëri detyrën e tij. “Theksoj se karantinimi funksionon nuk është lojë duhet ta bëjnë të gjithë shqiptarët”, u shpreh shqiptari Luan Sulejmani.