Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku i cili ndodhet i izoluar në shtëpi së bashku me familjen si rrjedhojë e masave të ndërmarra për shkak të përhapjes së COVID-19, sot në ditën e tij të 8-të di si t’ia ngejë humorin shqiptarëve. Disa ditë më parë ai publikoi një video ku na tregonte se si po e kalon kohën gjatë izolimit, teksa ironizonte dhe rritjen e çmimeve pas përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa sot në ditën e tetë të qëndrimit në shtëpi ai publikon një vidoe teksa luan me vogëlushen e tij Ajka dhe kjo e fundit i”prish” lojën babait të saj. ‘Dita 8-te e karantines! Nuk luj mo. Jena mire!-shkruan Besi krah videos.

 

View this post on Instagram

 

Dita 8-te e karantines! Nuk luj mo. Jena mire!

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku) on