Pasuritë e konfiskuara të kri mit do të administrohen nga shteti në rastet kur ato gjenerojnë fitime, do jepen me qira ose do përdoren në dobi të komuniteteve. Drejtori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Artur Kala sqaron në një intervistë ekskluzive për Vetting.al fatin e aseteve të konfiskuara të kr imit e të korr upsionit me ndryshimet ligjore që po ndërmerren lidhur me trajtimin e tyre.
Sipas tij, në arkën e shtetit deri tani janë derdhur rreth 9 milionë euro të ardhura nga menaxhimi i bizneseve apo dhënia e pronave me qira, shifër që pritet të rritet në vijim për shkak të sekuestrimeve të reja. Ndryshimet e fundit në legjislacion kanë zgjeruar ndjeshëm fushën e veprimit të Agjencisë, e cila nuk do administrojë më vetëm pasuritë e kapura me ligjin antim afia, por edhe kon fiskimet e bëra nga OFL, SPAK apo organet e tjera ligjzbatuese. SCAN/