Nga emisioni “Rreze Dielli” mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për rrezikun e koronavirus, ku është shprehur se pa bashkëpunimin e qytetarëve, lufta ndaj këtij virusi nuk fitohet. “Shmangni kontaktet, qëndroni në shtëpi, pa ndihmën e njerëzve asnjë sistem shëndetësor sado i mirë të jetë nuk mund tja dalë. Koronavirus është një virus i ri por edhe ndryshe nga të tjerët” thotë mjeku.

Ai bën thirrje që të jeni të përgjegjshëm dhe të mos shmangni as shenjat më të vogla, duke shtuar se në vendin tonë në raport me popullsinë, numri i të prekurve nuk është i vogël.