Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 sqaroi publikisht pse paketa anti-KÇK e miratuar sot nga parlamenti me 89 vota kaloi si akt normativ dhe jo ligj.Lleshaj tha se qeveria kishte nevojë të përparonte shpejt për të gjurmuar asetet dhe pasurinë e k rimit. Ai pranoi se qeveria ka ndjekur një rrugë atipike për të marrë përgjegjësi.“Është një vullnet i caktuar politik dhe ne mbajmë përgjëgjësi për të. Nevoja ishte të përparonim shpejt. Kemi pasur vendime sk andaloze të shumta nga gjyqtarë e prokurorë që kanë nxjerrë nga bur gu persona që llogariteshin të ishin aty përjetësisht.
Dalja e këtyre personave e bënte emergjente lëvizjen për të përballur një situatë të pallogaritshme. Papritmas këta futen në skenë, por kanë edhe një arsenal logjistik dhe financiar. Ndoqëm një rrugë atipike për të marrë përgjegjësi. Procesi u zhvillua shpejt, na udhqëhoqi vullneti politik, ekspertiza na ka mbështetur.Qeveria ka marrë përgjegjësi për këtë. Skeptikë kemi pasur edhe në radhët e BE, por për gjithë skepitikët ligji ka një afat të caktuar. Prova e vetme e këtij akti normativ do të jetë rezultati i tij”,- tha ai.Sipas ministirt, ligjit i janë bërë vërejtje në parim, “në thelb është zbatimi i një ligji që zbatohet për politikanët, pra japim llogari edhe ne për pasurinë, edhe gjyqtarët e prokurorët. Kjo gjë i kërkohet edhe njerëzve të botës së kr imit. OFL ka ndërmarrë hapa konkrete. Ka trokitur në shumë dyer. Lajmi i mirë është që nuk kemi pasur asnjë kontestim deri tani”.