Tiranë, 30 Mars- Mjeku i Shërbimit Infektiv në QSUT, dr Pëllumb Pipero ka deklaruar në emisionin Open në Top Channel se me ndihmen e qeverisë shqiptare është siguruar ilaçi i cili po bën bujë në botë po përdoret edhe në sherbimin Infektiv.Pipero deklaroi se mjekimi nëpërmjet Tocizilumab po jep të dhëna optimiste.

“Kemi siguruar në Spitalin tonë edhe ilacin që po bën bujë nē botë, për shoh të dhëna shumë optimiste. Ka mberritur porosia që prisnim. Edhe mjetet mbrojtëse personale janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe nuk kemi mungesa”, tha Pipero