Nga Fatos Tarifa
Për miqtë e mi ateistë dhe ata që (akoma) besojnë në ekzistencën e një zoti, duke ju uruar mirëmëngjes dhe një ditë të qetë me familjet tuaja (sot duhet të jetë e diel) dhe pa stres!
2500 vite më parë, Epikuri, filozofi i shquar i Greqisë së Lashtë, pikëpamjeve materialiste atomistike të të cilit Marksi u kushtoi disertacionin e vet doktoral, shkruante:
“Ose zoti do që ta pengojë të keqen, por nuk mundet; ose ai mundet por nuk do; ose nuk mundet dhe as nuk do; ose edhe mundet edhe do.
Në qoftë se do por nuk mundet, atëherë ai është i pafuqishëm; në qoftë se mundet por nuk do, ai është i keq; në qoftë se nuk mundet por as nuk do, është i pafuqishëm dhe i keq njëherësh; në qoftëse do dhe mundet, atëherë nga vjen e keqja dhe pse ai nuk e ndalon?”
Zëvendësoni fjalën “e keqja” me cilëndo nga këto fjalë: lu ftë, mjerim, vuajtje, katastrofë natyrore, pandemi (shkaktuar nga Coronavirusi, me që është rasti), dhe përpiquni t’i jepni kuptim truizmit të mësipërm të njërit prej filozofëve të mi më të preferuar të të gjitha kohëve.