Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri Raul Gonzales Montero, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur se çfarë duhet të bëjnë njerëzit që të ndalojnë përhapjen e koronavirusit, deklaroi se qytetarët duhet t’ju përmbahen rregullave të qeverisë.

“Gjërat duhet të analizohen pas disa kohësh, pasi gjërat të kenë evoluar edhe pak. Ndodh transmetimi, për shkak se njerëzit ndërveprojnë. Duhet që të presim edhe njëfarë kohe që të shohim si ecin gjërat. OBSH ka kapacitetet për të ndërhyrë në këtë fazë të sëmundjes. Qeveria dhe OBSH janë këtu për të ndërprerë përhapjen e virusit. Ka shumë rëndësi edhe sesi njerëzit të veprojnë, njerëzit duhet të bëjnë sic iu këshillohet nga qeveria. Njerëzit duhet të mos takohen me dorë, as përqafohen, të mos rrinë shumë veta në një ambient të mbyllur”, tha Gonzales.

Raul Gonzales Montero u shpreh se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë kanë identifikuar raste, duke thënë se beson se rastet jaën adresuar në mënyrë të saktë.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të fundit që kanë identifikuar personat e prekur. Fatmirësisht aktualisht janë pak persona të prekur, ndërsa më vonë mund të ketë edhe më shumë dhe është normale. Është regjistruar edhe rasti i parë në Mal të Zi. Kosova nuk ka rast, ndërsa Maqedonia e Veriut ka raste. Kemi mbi 1000 persona të prekur. Nuk mendoj se ka mungesë transparence dhe mendoj se rastet janë adresuar saktësisht”, tha ai.

Ai theksoi se masat qe ka marre Qeveria jane ne perputhje me rekomandimet e OBSH dhe masat jane marre ne kohen e duhur, ndërkohë Gonzales tha se u habita nga ma skat. Keto masa nuk rekomandohen nga OBSH. M askat duhet te perdoren nga njerezit qe kane simptoma te semundjeve respiratore, jo nga ata qe jane te shendetshem.