Mero Baze

Ka një përpjekje për ta pr ekur në sedër Lulzim Bashën dhe demokratët në përgjithësi, për faktin se i mbushën sheshin Ilir Metës më 2 Mars. Shumë prej tyre ndjehen të pasigurtë në atë që kanë bërë. Të tjerë kryesisht kundërshtarët socialist, duan tu krijojnë kompleksin e protestuesve të keqpërodrur.Por më së shumti su lmet janë mbi Lulzim Bashën duke ten tuar ta paraqesin atë si një lider të rre zikuar nga Ilir Meta.Edhe pse të gjitha hamendjet kanë plot të vërteta brenda tyre, demokratët dhe kryesisht Lulzim Basha nuk duhet të kompleksohet nga kjo gjë. Kjo është një lëvizje politike e Ilir Metës, I cili kërkon ta marrë personalisht përgjegjësinë mbi suksesin e saj. Roli I Lulzim Bashës dhe demokratëve, është thjehst ti japin një publik hua. Dhe këtë duhet ta bëj.

Suksesi I Ilir Metës do të jetë më I madh sikur Lulzim Basha tu jap shenjë demokratëve të mos shkojnë më në mitingun e tij. Aq më tepër që kjo do ta për plasë me Sali Berishën I cili siç e shikoni 5 mijën e bën 500 mijë, vetëm që të kuptohet se ajo është rruga e duhur.Ndaj Lulzim Basha duhet ti jap shansin Ilir Metës ta konsumojë këtë betejë, qoftë dhe me ushtarët e tij.Ai vet konsumoi pranverën që shkoi një nga be tejat më rad ikale në historinë e politikës shqiptare, b etejë që pati brenda akte të mëdha kami kazllëku politik, siç ishte dj egia e mandateve dhe dorzimi I 61 bashkive.Në fund nuk ja doli dot fal dhe ndërkombëtarve që u bën bllok kundër kësaj rruge revo lucionare.Tani këtë rrugë për hallet e veta dhe arsye tërësisht personale kërkon ta provojë Ilir Meta.I duhet dhënë ky shans ta provojë.Lulzim Basha do gabonte nëse ja tërhiqte njerëzit nga rruga. Do të gabonte pasi do të perceptohej si lider i dobët që ka fri kë Ilir Metën dhe rivalitetin e tij dhe akoma më keq, Ilir Meta do të perceptohej si zgjedhje e re e Berishës, që ja dëgjon fjalën për përm bysje revolucionare.

Zotësia e Bashës do të ishte ta shtynte Ilir Metën deri tek shpërndarja e parlamentit. Ta konsumonte dhe ai një akt ra dikal që të plotësonte pamjen e përgjithshme të këtij skenari të marrë.Vetëm kështu do të kemi një mundësi të verifikojmë se kush di ta marr pushtetin me forcë dhe kush nuk di. Ndryshe kjo do të jetë një bet ejë pa bilanc. Në një situatë të tillë, nëse Lulzim Basha I jep shansin Ilir Metës ta lërë gjysëm këtë rrugë, duke fajësuar atë, do të jetë më keq për Bashën. Bile në këtë pikë, po investohen gabimisht socialistët.Rruga më e mirë është që ta ndihmojnë Ilir Metën të hedh hapin e fundit, që thotë se do të hedh. Dhe kur je një hap larg greminës, hapi I fundit ka shumë rëndësi.